Nikoliq: Qeveria ka njohur kufirin me Kosovën

”Mund të falsin çfarë duan, ata kanë vendosur kufirin ndaj Kosovës. Kam në xhaketë, mundtë ju tregoj se si kalohet kufiri drejt Kosovës, shihen vulat dhe si paguhen 50 euro”, tha Nikoliqi, raportojnë mediat serbe.
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka rekomanduar sot që Serbia ta fitojë statusin e kandidatit për pranim në BE, kanë thënë zyrtarë që kanë marrë pjesë në takim.
Ky vendim duhet të konfirmohet nga liderët e Bashkimit Evropian, në samitin që mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel.
Kurse, lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, deklaroi se nga statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, nuk ka kurrfarë përfitimi dhe se Serbia duhet të largohet nga integrimet evropiane, pasi ato, sipas tij, paraqesin vetëshkatërrim të Serbisë.
“Kemi parë se pushteti i tashëm u ka pranuar separatistëve shqiptarë, se në territorin tonë ekziston shteti i Kosovës me yll”, tha Koshtunica.