Kosova kërkon udhërrëfyesin

Ministrat koosvarë kanë vazhduar edhe të hënën takimet nё Bruksel.
Ata kanë thënë se “ёshtё koha e fundit qё Republika e Kosovёs tё marrë udhërrëfyesin, tё nёnshkruhen marrëdhёniet kontraktuale dhe tё fillojё studimi i fizibilitetit pёr marrëveshjen pёr Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian”.
Ministrat kosovarë kanë pasur takime me shumë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare te BE-së, të cilët po zhvillojnë një takim ministror në Bruksel.
Nga ky takim janë dhënë sinjale pozitive për dhënien e kandidaturës Serbisë, por nuk ka pasur ende prononcime për përfitimet e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë të premten e kaluar në Bruksel.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, me të cilën Kosova paraqitet me fusnotën që përmban Rezolutën 12 44, është hapur rruga për integrim evropian. /rel/