Nikoliq: Sulmet në Kosovë, provokim

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar sot se sulmet kundër civilëve serbë sikur ato që ndodhën gjatë kremtimit të Vidovdanit janë të papranueshme dhe, sipas tij, paraqesin provokim të hapur në momentin kur nevojitet qetësim tensionesh para vazhdimit të dialogut.
Nikoliq ka thënë se fajin për “sulme” e kanë autoritetet në Prishtinë dhe se shkelja e të drejtave të njeriut nuk kontribuon assesi në vënien e stabilitetit në rajon, shkruajnë medie serbe.
Nikoliq shpreson se organizata ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë në të ardhmen do të kryejnë detyrat e veta në përputhje me mandatin që, siç ka thënë ai, ua ka dhënë Serbia dhe do të garantojnë sigurinë në Kosovë.