E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq: Tribunali u krijua vetëm për serbët

(E Plotësuar) Vendimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e Haradinajt nuk bazohet në drejtësi. kjo gjykatë ndërkombëtare padyshim që është formuar për ta gjykuar popullin serb.

Ky është reagimi i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare që t’i shpall të pafajshëm tre ish-pjesëtarët e UCK-së të akuzuar për krime lufte.

“Për krimet monstruoze të kryera ndaj serbëve të Kosovës askush nuk do të dënohet. vendimet e tilla nxisin seperatizëm, vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, shkatërrojnë të gjitha angazhimet për normalizimin e raporteve në mes Beogradit e Prishtinës dhe rrisin euroskepticizmin në popullin serb”, thuhet në kumtesën e presidentit serb.

........

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, “është i turpshëm”.

“Kjo ëhstë një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviq për mediat serbe, raporton Rel.

Sipas tij, me këtë vendim “do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon”.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›