E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramushi vjen sot, AAK pret Presidenten dhe kryeministrin në aeroport

Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, do të dalin në aeroport për ta pritur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Së paku kështu shpresojnë zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por ketë nuk ka mundur ta konfirmoi këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

Ai tha se, jemi rrugës nga Tirana dhe ende nuk dimë se kush do të dal nga presidenca për ta pritur Ramush Haradinajn.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete se a do të jetë edhe kryeministri në aeroport apo jo.

Ai ka thënë për Indeksonline se, Qeveria e Kosovës dhe kryeministri kanë bërë të gjitha përgatitjet që Haradinaj me bashkëluftëtarë të pritet në ambient festiv.

Ramush Haradinaj pritet që sot pas orës 16:00 të vijë në Kosovë. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se pritja për Ramush Haradinaj është organizuar me protokoll të shtetit.

Pas arritjes në Prishtinë, ish-kryeministri Haradinaj do të mbaj një fjalim para qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›