E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv tek "Hardhija" e Edon Canës

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 15:44

Është dashur të hapet sot “Kafeteria e Ministrisë së Integrimeve Evropiane”, por ka hasur në shpërthimin nga persona të panjohur.

Mjete ekspolozive janë hedhur gjatë natës në kafeterinë “Hardhia” pronë e Edon Canës, sekretarit të Ministrisë për Integrime Evropiane, dhe mik i familjes së ministres, Vlora Çitaku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeti eksplodues është hedhur në orët e mëngjesit duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani nuk ka të dyshuar ndërsa njësitë e krimit dhe hetues rajonal po merren me hetimin e rastit.

Ftesat për hapjen solemne të Kafiterisë së Edon Canës ishin dërguar tek personalitetet e larta përmes e-mailave zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane. (Indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›