Nikoll Lesi: Ilir Meta gaboi, mazhoranca do përgjigjet me lëvizje spektakolare
02-04-2013 / Gazeta 55
Kreu i LDK-së Nikoll Lesi reagon në lidhje me ftesën për koalicion të PS ndaj LSI për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Në një deklaratë për mediat kreu i kësaj partie Nikoll Lesi vlerëson se kreu i LSI-së, Ilir Meta u nxitua në këtë vendim të skajshëm, duke theksuar se “anija nuk braktiset në dallgë”.
Sipas Lesit mazhoranca do të kundërpërgjigjet me një lëvizje skektakolare duke shtuar se tani LSI nuk do e ketë të lehtë mes “ujqërve të majtë”.