E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Eurozonë kap shifrën rekord prej 12%

02-04-2013 / Gazeta 55

Niveli i papunësisë në Eurozonë ka kapur shifrën prej 12% në muajin shkurt, një nga nivelet më të larta sipas të dhënave zyrtare të bëra të ditura nga Eurostat.
Numri i personave të papunë në 17 vendet që përdorin monedhën euro u rrit me 33 mijë gjatë muajit shkurt. Si edhe në muajt e fundit, vendi me papunësinë më të madhe është Greqia me 26.4 për qind.
Në vendet e Eurozonës u vu re edhe një përkeqësim në sektorin e prodhimit në muajin mars. Pavarësisht masave të ndërmarra, situata e papunësisë në vendet e Eurozonës sa vjen dhe përkeqësohet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›