Levizja Zaptimi drejt Uashingtonit

Protestuesit amerikane te cilet marshuan nga Nju Jorku ne Uashington kane planifikuar protesta te rendesishme per diten e sotme ne kryeqytetin e vendit.
Nje korrespondent i gazetes The Washington Post qe ka ndjekur nga afer aktivitetin e demonstruesve tha se ata kane planifikuar te bllokojne nje pjese te qytetit si proteste kunder deshtimit te te ashtuquajturit superkomision i Kongresit ne arritjen e nje marreveshjeje per shkurtimin e deficitit federal.
Marshuesit pjese e levizjes anti-kapitaliste Te zaptojme Uoll-Stritin mberriten ne Uashington dje pas dy javesh udhetim - ne nje distance prej 370 kilometrash nga Parku Zukoti i Nju Jorkut. Jo te gjithe pjesetaret e grupit prej me shume se 20 vetesh te cilet nisen marshimin Te zaptojme autostraden e perfunduan marshimin deri ne Uashington. Por me shtimin e marshuesve te rinj grupi qe arriti ne kryeqytet perbehej nga me shume se 40 vete.