Prifti: Meta ka punë me drejtësinë, betejën me mua e ka të humbur
TIRANË- Ka reaguar ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti pas seancës së sotme të Gykatë se Lartë dhe deklaratës së ish eprorit të tij Ilir Meta, i cili akuzoi prokurorinë se po merr në mbrojtje Dritan Priftin me tërheqjen e provës kryesore sic e quajti Meta videon Prifti-Beqiri.
“Dëgjova deklaratën e Metës pas vendimit të sotëm te Gjykatës së Lartë, nuk jam njohur me vendimin e plotë, por nga fjalët e zotit Meta dua të sqaroj dhe vërtetohet edhe njëherë se zoti Meta nuk kupton as veprimet e avokatëve të tij”,- shprehet në reagimin e tij Prifti.
Sipas, tij ‘Meta fatkeqësisht nuk kupton që sot gjykata ka zbatuar kërkesën që vetë Meta bëri për pavlefshmëri të videos, pra zbatoi atë që vendosi në seancën e mëparshme pavlefshmëri të akteve të ekspertimit që Meta vetë i kërkoi’,- nënvizon ne deklaratën e tij Prifti.
“Prokuroria zbatoi vendimin e gjykatës për pavlefshmerinë e ekspertimit që rrëzoi provën video Prifti-Beqiri dhe tashmë, kjo video ska më asnjë vlerë për gjyqin e Metës. Video është një filmim privat në shtëpi që nuk ka lidhje me detyrën time dhe të zotit Beqiri. Por, për të kjo video kërkohet nga Meta për t’i bërë atij shantazh.E këshilloj Metën që betejën mos ta zhvillojë me mua se e ka të humbur. Meta betejën e ka me drejtësinë”, thekson në deklaraten e tij, Dritan Prifti.
Prifti thotë se dëshmia e tij në gjykatë ishte korrekte e vërtetë, qytetare dhe pa asnjë tendencë politike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)