E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nikolla pret Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Italisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka pritur këtë të martë (18 prill) Kryetaren e Komisionit të Jashtëm dhe Mbrojtjes të Senatit të Italisë, Stefania Gabriella Anastasia Craxi, senatorin Luigi Spagnolli dhe Ambasadorin Fabrizio Bucci.

Nikolla ka shprehur mirënjohjen ndaj Italisë për mbështetjen për zhvillimin, demokratizimin dhe avokatinë e fuqishme të integrimit europian të Shqipërisë.

“Të angazhuar për të kontribuar në Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh midis Shqipërisë dhe Italisë.

Mirënjohje Italisë si mbështetëse e vendosur e zhvillimit, demokratizimit dhe avokatja më e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë.

Shqipërinë dhe Italia, partnerë në NATO, në mbështetjen e Ukrainës, zgjidhjen e konflikteve të vështira gjeopolitike dhe kontributet për mbrojtjen e sigurisë e të paqes në rajon, kontinent dhe në botë”, shkruan Nikolla ndërsa ka përsëritur kërkesën që Italia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Nikolla thekson se në bashkëpunimin mes dy vendeve nuk prevalojnë interesat, por miqësia.

“Kënaqësi për vlerësimet për rolin e Shqipërisë si lider në kontributin për bashkëpunimin, integrimin, sigurinë dhe paqen në rajon.

Përsëritëm kërkesën që Italia të mbështesë fort anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në bashkëpunimin Shqipëri-Itali nuk prevalojnë interesat, por miqësia”, tha Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›