Nikollaj: ACR ka pranuar kërkesat, por nuk nënshkruan marrëveshje
BULQIZE-Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj u shpreh sot për TvNews24 se plotësimi i kërkesave të minatorëve nga ACR do të njihej zyrtare vetëm nëse nënshkruhej në një marrëveshje zyrtare.
Nikollaj theksoi se ACR ka pranuar kërkesat e minatorëve, porse nuk pranon të nënshrkuajë marrëveshjen. “ACR po zvarrit marrëveshjen”, theksoi Nikollaj.
Më tej, ai shtoi se dhe METE i hoqi përkohësisht licensën firmës ACR.
Kreu i sindikatës së minatorëve shprehet se minatorët nuk do të tërhiqen deri në plotësimin zyrtar të kërkesave të tyre. Deri në arritjen e një marrëveshjej ligjore, minatorët e Bulqizës kërcënojnë se do të përdirin të gjitha mjetet që u lejon ligji, tha Nikollaj në një prononcim për TVNews24.
(d.b/BalkanWeb)