Bulqizë, minatorët protesta deri në nisje të Kuvendit
BULQIZE-Në 90 minuta mbledhje paraditen e sotme, minatorët e Bulqizës vendosën të vijojnë protestat deri në rinisjen e punimeve nga Kuvendi.
Minatorët do të vijojnë protestat e tyre cdo ditë nga ora 07:00 -15:00, deri të hënën, ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.
Ky është vendimi i këshillit të Sindikatës së Minatorëve i cili ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi në seancën e parë duhet të diskutojë për situatën në Bulqizë dhe për kërkesat e minatorëve. Sipas minatorëve nëse nuk ka do të ketë nje reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë.
Gjithashtu minatorët janë shprehur të indinjuar në lidhje me letrën e presidentes së kompanisë ACR-së Skatche-Depich e cila pasi i ka uruar ata për Fiter Bajramin u ka kërkuar rikthimin në punë dhe zgjidhjen e problemeve me anë të bisedimeve, por duke lënë jashtë konfederatën.
Ndërkohë minatorët e Bulqizës rinisën sot protestat para ambjenteve të ACR-së pas një ndërprerje prej tre ditësh për shkak të festës së Fiter Bajramit.
Ata mbeten të vendosur në kërkesat e tyre për investim në minierën e Bulqizës, rritje të pagës në nivelin 20-40%, si dhe përmirësim të kushteve të punës.
(d.b/BalkanWeb)