Nikollaj: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e cështjes së minatorëve
BULQIZË- Ndërsa greva e minatorëve të Bulqizës ka hyrë që nga dje në muajin e tretë të saj, pa shënuar asnjë rezultat pozitiv, drejtues të Konfederatës së Sindikatave të pavarura i kërkojnë parlamentit shqiptar të ndërhyjë me kompetencën që i lejon Kushtetuta për të mos lënë që situata të degradojë, duke theksuar edhe njëherë gatishmërinë e minatorëve për të vazhduar grevën pa marrë parasysh kostot e saj.
“Sindikalistët minatorë i drejtohen publikisht sot Parlamentit Shqiptar që të bëjë objekt diskutimi grevën e tyre, pasi kjo grevë buron nga neglizhenca në vijueshmëri për të zbatuar ligjin 8769 dt. 10.05. 2001, i miratuar nga ky parlament për marrëveshjen koncensionare për minierën e kromit në Bulqizë. Kush ka qenë aktiviteti i ACR që në vitin 2000 deri në vitin 2007 në Shqipëri? Pse nuk ka marrë në pronësi Darfo SPA sic ishte marrëveshja koncensionare, por ka marrë në pronësi Darfo SRL? Pse ACR e ndryshoi vendimin në vitin 2007 në QKR? Për të gjitha këto pyetje minatorët presin sot përgjigje nga parlamenti shqiptar. Minatorët janë të bindur se kjo odise ka filluar në parlament në vitin 2001 dhe tashmë vetëm parlamenti mund të kontrollojë zbatueshmërinë ligjore të tij, mundësisht me një komision hetimor parlamentar apo forma të tjera që ai e shikon të arsyeshme. Minatorët do ta mbyllin grevën kur të plotësohen kërkesat e tyre të ligjshme”, tha Nikollaj.
Gjatë takimit me gazetarët Presidenti i Konfederatës Nikollaj ka fajësuar strukturat shtetërore si mbështetëse të firmës ACR, duke përmendur si një rast të paprecedent vendimin e Gjykatës së Bulqizës për nxjerrjen e minatorëve nga miniera. Vendim ky që sipas tij, është i mbështetur në një ligj të shfuqizuar të ish nomenklaturës moniste.
“Shumë agjenci ligjzbatuese të shtetit si RISHM-i, i cili mori në mbrojtje të hapur ACR duke shpifur dhe shantazhuar për sindikatën dhe lidershipin e saj, apo avokati i shtetit dhe gjykata e rrethit të Peshkopisë të cilët vendosën arbitrarisht nxjerrjen e grevistëve nga nëntoka, duke iu referuar ligjit 7516, i vitit 1991, ligj i shfuqizuar që në 1995. ACR ka gjetur një suport të pandershëm edhe tek deputeti i zonës Selemi Xhepa apo drejtues të tjerë të pushtetit lokal, të cilët besoj se tashmë iu vjen turp që janë bulqizakë dhe për dy vjet punuan kundër minatorëve të Bulqizës, që janë vëllezërit e tyre”, përfundoi Nikollaj.
(m.a/NEWS247BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nikollaj: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e cështjes së minatorëve