E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne normalitet Berisha Reforme zgjedhore me konsensus

Largim nga rruga e vetmisë e ka quajtur kryeministri Berisha thyerjen e bojkotit të socialistëve pak orë para seancës së parë. Në mbledhjen e parë për shtatorin me deputetit të tij, shefi i qeverisë i kërkoi ligjvënësve socialist të përdorin kartonat e tyre për të ndrequr gabimet e këtyre dy viteve me ligjet e lëna pezull.

“Duket se opozita po kalon nga rruga e vetmisë në rrugën normale. E uroj këtë, nuk e di, por të paktën disa deklarata paraprake janë. Urojmë që ajo të marrë përgjegjësitë e saj për të përdorur pushtetin jo për të bllokuar, por për të votuar. Urojmë që rruga e vetmisë, apo rruga pa krye, apo rruga e rënies së murit me kokë, të braktiset përfundimisht”-tha Berisha.

Plot tre vjet nga ndryshimet kushtetuese dhe me kodin zgjedhor shefi i qeverisë i kërkoi kryesocialistit të rikthejë të vegjlit në parlament. Sipas tij, proporcionali është sistem elektoral mbi të cilin duhet të punojë komisioni i reformës zgjedhore mbi bazë të këshillave të ODIHR-it dhe të Venecias.

“Ftoj opozitën që në këtë reformë të përfillim realitetet.  Përfillja e realiteteve është të mos harrojmë se në këtë vend janë dy parti kryesore, por janë edhe shumë parti të tjera që të marra së bashku bëjnë sa një parti kryesore, të cilat padrejtësisht i përjashtuam, me imponim, nga pjesa e deal-it që u takon atyre në procesin zgjedhor. T’ua rikthejmë. Leksioni është leksion dhe e vërteta është se sistemi proporcional, i cili është sistemi më përfaqësues, po shkon duke fituar gjithnjë e më shumë terren në të drejtën elektorale evropiane dhe botërore”-theksoi Berisha.

Në të njëjtën linjë si presidenti një ditë më parë, edhe Berisha e sheh heqjen e imunitetit si një nga nismat me të cilat 140 ligjvënësit duhet të nisin punën. Sipas tij pjesa e mbetur e këtij mandati të afrojë më tepër vendin me BE-në, porositë e të cilit nuk duhen hequr nga fokusi.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›