E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet të nisë seanca e Kuvendit, marrin pjesë opozita e ambasadorët

TIRANE- Kuvendi pritet të nisë sot rreth orës 18:00 punimet e sesionit të ri parlamentar ku do të jetë e pranishme edhe opozita e majtë. Në seancën e sotme do të miratohet kalendari tre javor ndërkohë që pritet të marrin fjalën krerët e grupeve parlamentare demokrati Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruci. Në ketë seancë nuk do të ketë miratim ligjesh.

Pjesëmarrës në seancën e sotme të Kuvendit pritet të jenë edhe Ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Në seancë merr pjesë Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, zv.ambasadori i OSBE Dan Redfordf, si dhe ambasadorja e Francës Maryse Daviet.

(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Parlamenti jo shtojcë e qeverisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›