Vritet një person në Kukës, në kërkim autorët

Vritet një person në Kukës. Policia e këtij qyteti bën me dije se gjatë ditës së sotme pranë banesës, familjaret kane gjetur ne gjendje te rende, te dëmtuar ne koke, shtetasin Kreshnik Mataj 32 vjec lindur ne Kosharisht e banues ne Lagjen nr.2 të Kukësit. Familjarët e kanë dërguar menjëherë ne spitalin e Kukesit, ku megjithe ndihmën e pare mjekësorë te dhëne nga bluzat e bardha, shtetasi i lartpërmendur nuk ka arritur të mbijetojë.
Drejtoria e Policisë së Kukësit ka filluar hetimet, ndërsa ka shoqëruar disa persona, te cilët janë pyetur ne cilësinë e personave qe tregojnë rrethanat e hetimit, janë kryer te gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet për veprimet e para hetimore te deritanishme te përpiluara për dokumentimin e kësaj vepre penale do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime te mëtejshme hetimore për veprën penale, te "Vrasjes me Paramendim ".
Ndërkaq blutë po vazhdojnë punën për sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve te kësaj ngjarjeje.