E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg italianit, vrau gruan e tij shqiptare

Francesco Quinci

Dënohet me 18 vjet e 8 muaj burg si dhe 320 mijë euro detyrim për dy fëmijët, italiani Francesco Quinci  që vrau bashkëshorten e tij shqiptare,  Rajmonda Zefi.

Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2010 pasi e vrau Quinci e fshehu trupin e gruas e cila u gjet pak ditë më vonë në një pyll dhe vetëm pas hetimesh dhe pyetjesh të vazhdueshme, italiani pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare.

Gjithçka duket se ndodhi pas një zënke mes çiftit, martesa e të cilëve prej kohësh kishte pasur probleme.

Në ditët e para të janarit të vitit  2011 në Massarosa një provincë e Luccas, 36-vjeçari, Francesco Quinci denoncoi në polici zhdukjen e të shoqes, Rajmonda Zefi, 30 vjeç, me të cilën kishte dy fëmijë të vegjël.

Në dëshminë e tij 36-vjeçari deklaroi se Rajmonda kishte rënë nga shkallët duke përplasur kokën gjatë një sherri në shtëpi dhe se trupin e saj e kishte fshehur në një pyll në lokalitetin Colle dello Scopeti.

Gjatë kërkimeve trupi i Zefit u gjet i mbështjellë me batanije në vendin që rrëfeu babai i fëmijëve të saj. /E.L/

Rajmonda Zefi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›