Rexhepi: Jemi gati për zbatimin e marrëveshjes
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se Kosova është gati të zbatojë planin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në çastin kur ky plan të pranohet nga Beogradi.
Edhe tani jemi duke u përgatitur, edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar dhe nuk është ratifikuar në Kuvend. Por në çastin që kjo marrëveshje të merr formën e prerë, ne jemi të gatshëm të veprojmë ka thënë ministri Rexhepi.
Ai ka pranuar se zbatimi i planit të marrëveshjes nuk do të jetë i lehtë dhe do të zgjasë me muaj.
Kush ka pak njohuri në këtë fushë, e di se implementimi do të zgjasë me muaj të tërë dhe sdo të jetë proces i lehtë ka thënë Rexhepi.