Obama premton mbylljen e Guantanamos
Presidenti amerikan Barack Obama ka përsëritur premtimin e vjetër për të mbyllur qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos në Kubë.
Komentet e tij u bënë nje dite me pare, ndërkohë që rreth 100 të burgosur në Guantanamo gjenden në grevë urie.
Ushtria amerikane po ushqen me forcë disa prej tyre.
Obama mbrojti këtë veprim, duke thënë se nuk dëshiron që të shohë duke vdekur asnjë nga të burgosurit.
Duke reaguar ndaj zotimit të Obamës, Amnesty International kërkoi veprime dhe jo fjalë.
Rreth 40 pjesëtarë te tjere te personelit janë dërguar në Guantanamo për t’u marrë me grevën e urisë.
Qendra e paraburgimit është ngritur në vitin 2002 për të mbajtur të dyshuarit e huaj për terrorizëm.
Aktualisht ka 166 të tillë. Obama ka dhënë pëlqimin që gjykatat ushtarake të gjykojnë disa nga të dyshuarit më të rrezikshëm, por vetëm nëntë nga të burgosurit aktualë janë akuzuar ose dënuar për krime.