E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande mbreti i ri Guliemi IV shenon fillimin e nje dinastie te re

Rituali i kalimit të pushtetit ka përfunduar. Vendet e ulëta kanë një mbret të ri, Guliemo Aleksandër, që ka marrë fronin me emrin Guliemo i IV. Ceremonia që ka vulosur dhe kalimin e pushtetit nga nena e tij Beatris është zhvilluar në Kishën e Re në Amsterdam. Pas firmosjes së dekretit të abdikimit të Mbretëreshës, mbreti është betuar për besnikëri para parlamentit të mbledhru në një seancë të jashtëzakonshme. Mes personaliteteve të shumta që kanë marrë pjesë ka qenë dje princi Çarls i Britanisë së Madhe dhe Bashkëshorten Kamila si dhe princi trashëgimtar i Japonisë Naruhito me princeshën Masako.
Jashtë ndërtesës turma portokalli ka qenë e paduruar për të festuar me familjen e re mbretërore, me bashkëshorten argjentinase, tashmë mbretëreshën Maksima dhe tre vajzat e saj. Vajza më e madhe 9 vjecare Katerina Amalia tashmë princeshë është e para në radhë për të marrë fronin.
Pas 123 vjetësh Hollanda ka një mbret dhe atmosfera ka qenë shumë e ngrohtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›