Nimic: Nuk do të tërhiqem nga roli i mediatorit për emrin e Maqedonisë
Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic deklaroi për televizionin grek NET se nuk planifikon që të tërhiqet nga procesi i negociatave midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë.
Sipas deklaratës së bërë, diplomati amerikan paralajmëron se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga misioni i tij, sepse është i inkurajuar për vazhdimin e tyre nga pala maqedonase dhe greke për të gjetur kompromisin e nevojshëm.
Deklarata e mediatorit amerikan që vepron nën patronazhin e OKB-së ka pasuar pas spekulimeve mediale se do të pasojë tërheqja e tij nga procesi i negociatave nëse nuk do të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit brenda një afati të shkurtër kohor brenda këtij viti.(INA)