Arrestimi i 7 personave, sekuestrohen 2 kilogram droge
Shtate te arrestuarit rane ne pranga ne saje te operacioneve te koduara "Aprilia" dhe "Kollonat", operacione te zhvilluara ne dy qytete Vlore dhe Tirane. Gjate operacionit "Kollonat", i finalizuar afer stadiumit "Qemal Stafa" rane ne pranga Mehmet Belba, 45 vjec, Elvis Arifaj, 24 vjec, e Martin Bocaj, 22 vjec, te tre banues ne kryeqytet. Te dyshuarit u kapen ne momentin e shitjes se narkotikut, ndersa u sekuestrua sasia prej 1 kg heroine, e cila ishte e ndare ne 2 pako, 5 aparate celulare, si dhe mjeti tip "Benz", me targe TR 3431 M. Ndersa gjate operacionit "Aprilia" te zhvilluar ne qytetin bregdetar rane ne pranga Gentian Mertiraj, 24 vjec, i denuar me pare me 3 vjet burg per vjedhje, Ervin Lushaj, 21 vjec, Vilson Lushaj, 40 vjec, xhaxhai i Ervinit dhe Ermal Harizaj, 23 vjec, me aktivitet privat ne qytet.