Nimiç, optimist për zgjidhjen e kontekstit të emrit të Maqedonisë
Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së, Metju Nimiç, në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, pas takimit që pati më kryediplomaten greke, Dora Bakojani është shprehur me tone më optimiste për mundësinë e zgjidhjes së kontestit disavjeçar. "Tani jemi më afër se në të kaluarën. Tani jam më optimist se sa më parë", theksoi Nimiç. Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së, edhe me kreun shtetëror në Athinë propozoi ndryshime të caktuara të propozimit të fundit për emrin të dhënë në tetor të vitit të kaluar. "Idetë e mia i parashtrova para të dyja palëve për ta parë reagimin e tyre si dhe për ti inkurajuar që të vazhdojnë me negociatat", theksoi Nimiç pas takimit me Bakojanisin. Kështu përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, tha se është arritur progres në përpjekjet për t'i dhënë fund kontestit 18 vjeçar për emrin e Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Athinës. Ai theksoi se Greqia dhe ish-Republika Jugosllave janë "më afër se kurrë më parë" për të arritur një marrëveshje për emrin e Maqedonisë. Sipas mediave greke dhe atyre maqedonase, gjatë udhëtimit të tij në rajon, Nimiç ka propozuar emrin "Republika Veriore e Maqedonisë" si një kompromis të mundshëm.
Pas takimeve të së martës me palën maqedonase në Shkup, të mërkurën në Athinë, Nimiç u takua me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis.
Pas takimeve të së martës me palën maqedonase në Shkup, të mërkurën në Athinë, Nimiç u takua me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis.