E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç shprehet optimist për çështjen e emrit

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Metju Nimiç, pas takimit me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojanis është shprehur optimist për mundësinë e zgjidhjes së kontestit disavjeçarë.
"Tani jam më optimist se sa më parë", theksoi Nimiç. Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së, propozoi ndryshime të caktuara të propozimit të fundit për emrin të dhënë në tetor të vitit të kaluar. "Idetë e mija ua paraqita të dyja palëve për të parë reaksionin e tyre si dhe për ti inkurajuar që të vazhdojnë me negociatat", theksoi Nimiç pas takimit me Bakojanis. Ai nuk dha më tepër detaje rreth bisedimeve që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shtetit grek dhe maqedonas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›