E Diel, 1 Nëntor 2026

Vata në fushë, Berisha në bankinë

Albania-sport - Edhe pse ishte deklaruar se Besart Berisha (Hamburg) do ta niste nga minuta e parë në takimin Arminia Bielefeld – Hamburg (1-1), ai ka qëndruar gjithë kohën në bankinë. Përkundrazi, Fatmir Vata (Arminia Bielefld) është aktivizuar për bardheblutë nga minuta e 68 kur zëvëndësoi Thorben Marks. Tekniku Von Heesen me aktivizimin e Vatës kërkoi ti jepte gjallëri lojës ofensive, që rezultoi efikase. Hamburgu kaloi i pari në avantazh në minutën e 10 me anë të Ljuboja (një e majtë e fuqishme) ndërsa vendasit barazuan në minutat e fundit (89') me anë të Borges (gol me kokë) pas goditjes nga këndi. Arminia Bielefeld do të luajë të martën e ardhshme kundër Shtutgartit, ndërsa Hamburgu do të presë në shtëpi Energie Kotbus të Ervin Skelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›