Bylykbashi mahnit Kribvasin, gol në formë gjethe

Albania-sport - Dorian Bylykbashi pasuroi listën e tij të golave edhe me një kryevepër tjetër, por kësaj radhe për ekipin e tij të ri, Kribvas të Ukrainës. Elbasanasi shënoi golin e fitores për Kribvas në miqësoren me Nacional të Bukureshtit (2-1). Doriani hyri në lojë në pjesën e dytë (46') në vend të Viktot Melnik, ndërsa mbrojtësi shtatlartë Henri Ndreka (1.93 cm) luajti në ndeshjen kundër rumunëve nga minuta e 72, kur zëvendësoi Ipeskin.
Skuadra rumune kaloi e para në avantazh në pjesën e parë me penallti. Pas zëvendësimeve, shkruan football.ua, Kribvasi e rriti cilësinë e lojës.
Në minutën e 55, zëvendësuesi Opra, i cili u hodh në fushë, po në minutën e 46 si Bylkybashi, shënoi golin e barazimit. Në minutën e 70, Doriani coi ekipin e tij në avantazh duke realizuar me një supergoditje në afërsi të zonës, një performansë që mahniti trajnerin e Kribvasit, Oleg Taran.
Më 31 janar, Kribvasi do të luajë një tjetër miqësore me një skuadër turk, shkruan gazeta ukrainase "Sport-Express".