E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorian Bylykbashi: “Lamtumirë Partizan!”

Nga AUREL PEPA
Kryeredaktor i "Metropol Sport"

Partizanit do ti duhet që të vazhdojë këtë sezon pa kapitenin. Dorian Bylykbashi ka deklaruar eskluzivisht nëpëprmjet linjës telefonike se do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin ukrahinas. "Është e vërtetë se kemi mbyllur gjithcka dhe tashmë do të vijmë në Tiranë për të tërhequr dokumentacionin dhe më pas do t'I bashkohemi sërish Krivbasit për të vazhduar atje karrierën tonë", ka deklaruar Bylykbashi. Në fakt një largim i mundshëm i fantazistit elbasanas drejt Krivbasit ishte i pritshëm, pasi Bylykbashi së bashku me Henri Ndrekën kanë gati dy javë që po provohen në fazën përgatitore që ukrahinasit po zhvillojnë në Turqi, por tashmë duket se gjithcka është e zyrtarizuar. Të dy futbollistët e Partizanit kanë lënë përshtypje mjaft të mira te stafi teknik i Krivbasit, cka i ka bërë ata që të japin "ok"-in për afrimi e tyre në skuadër. DORI SHENON GOLIN E PARE PER KRIVBASIN Kapiteni i Partizanit ka shënuar një gol të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke i dhënë fitoren Krivbasit 2:1 përballë rumunëve të Nacionalit të Bukureshtit në një takim miqësor të zhvilluar dje në Turqi. Bylykbashi dhe Ndreka kanë luajtur dje me skuadrën e tyre të re Krivbas për 45 minuta në fitoren përballë Nacionalit të Bukureshtit. Bylykbashi i ka dhënë fitoren skuadrës me një guajtje nga jashtë zonës, duke shënuar kështu edhe golin e tij të parë për skuadrën ukrahinase. KRIVBAS ZYRTARIZON DY SHQIPTARET Sipas sajtit të internetit ukrainas "football.ua", të dy futbollistët e Partizanit figurojnë në listën e blerjeve të Krivbasit. Kjo listë është për blerjet e merkatos së janarit që kanë bërë ukrahinasit. Vetë Bylykbashi ka deklaruar për "Metropol Sport" se sot ai dhe Ndreka do të jenë në Tiranë për të marrë të gjithë dokumentacionin e duhur dhe me datën 31 shkojnë përfundimisht për të nisur punën me Krivbas. Pra sic shihet tashmë Bylykbashi po i thotë lamtumirë skuadrës me të cilin u aktivizua për katër sezone rrjesht dhe u kthye në një lider të skuadrës së kuqe dhe në një nga futbollistët më të dashur të të tifozerisë së Partizanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›