E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ninja i klanit Ozonu

Nga Express me 17 nentor 2010 ne ora 1253

Gjeja me e mire e ketij film eshte se vjen me nje titull qe shume pak e kemi njohur por ndoshta eshte njeri prej filmave me interesant qe paraqet dhunen dhe ate qe ushtrohet nga 147Ninjat148 qe konsiderohet edhe vrases por edhe paqe-venes per vende te ndryshme ne bote.

Por cila eshte gjeja me e mire e kesaj sage e cila eshte xhiruar ne Berlin dhe ne qender ka karaktere te cilet e pergjakin njeri tjetrin. Raizo eshte nje nga vrasesit me te rrezikshem ne bote nje djalosh i rritur qe ne vegjeli ne Klanin famekeq e te frikshem Ozonu nje shoqeri e fshehte ekzistenca e se ciles konsiderohet mit. I perndjekur nga ekzekutimi i pameshirshem i mikut te tij me te mire ai do te vendose te arratiset e te sfidoje vete mesuesit e tij per te marre hak.

Kjo e fit ne funksion Mikan Naomie Harris nje police te Interpolit e cila dyshohet nga qeveria qe ia fsheh te palarat dhe veprat e keqija ninxhave. Por eshte vetem Raizo ai i cili deshiron qe ta provoj te kunderten.

Kjo ndoshta per te treguar se kemi nje yll i cili di te merret me artet parciale perderisa regjisori i filmit James McTeigue ka bere nje film qe me te vertete ka pasur nje sukses te madh ne tere boten.

Ne film kemi pjese te shkolles se ushtrimeve te ninxhave 150 dashurine e tyre te pare dhe plaget e pare 150 qe e ben filmin qe te kaluaren ta shnderron ne te tashmen duke paraqitur aksionet e ashtuquajtura te kuqe dhe te zeza.

Ninxhat nuk mund te konsiderohen te atille apo te shihen sikurse eshte Indiana Jones por duhet ti shohim me argetues sepse ata te ketille vine ne kete film.
147Ninja Assassin148 eshte njeri prej filmave qe pati sukses ne vitin 2009 147Ninja Assasin148 vjen ne DigiGold. Ky eveniment eshte Pay Per Viee nderkaq porositjen e tij ne Kosove mund ta beni nepermes telefonise IPKO.

Ninja Assassin

Regjia James McTeigue skenari Matthew Sand dhe J. Michael Straczynski bazuar ne librin e Mr. Sand regjisori i fotografise Karl Walter Lindenlaub montazha Gian Ganziano dhe Joseph Jett Sally muzika Ilan Eshkeri dizajner Graham Walker producent Joel Silver Andy Wachowski Larry Wachowski dhe Grant Hill distributor Warner Brothers Pictures. Kohezgjatja 1 ore e 36 minuta.
Rolet kryesore Rain Raizo Naomie Harris Mika Coretti Ben Miles Agjenti Ryan Maslow Rick Yune Takeshi dhe Sho Kosugi Lord Ozunu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›