Te rinjte krijues e ironike

Ne fund te pervojes 2 mujore si rezidente te TICA-s tre artiste te rinj prezantojne reflektimet e tyre mbi te kaluaren nen diktature gjurmet e saj ne te tashmen dhe iluzionet qe ushqen e ardhmja
Artiste te rinj qe kane qene 5 apo 10 vjec ne kohen e diktatures sot provojne ta tregojne ate kohe permes ngjarjeve personazheve vendeve te mbetura ne kujtese ne ekspoziten Kthehu/Luaj/Perpara e hapur deri me 20 nentor ne Galerine Zeta ne Tirane.
Enkelejd Zonja e sidomos Ledia Kostandini kane per protagoniste ne krijimet e tyre personazhet e pionierit minatorit marinarit punetorit te socializmit godinat me parulla Lavdi PPSH autobuset fizarmonike.
Ekspozita eshte rezultat i punes dy mujore qe ata paten ne programin e Rezidences se Artit Bashkekohor TICA.
Me ta ne prezantim eshte edhe Marlene Hausegger e ardhur nga Vjena e cila preferon te shohe drejt perspektives.
Ledia Kostandini dhe Enkelejd Zonja perdorin nje gjuhe ironike qe spikat ne tituj e instalacioneve Ne ndertim te atdheut Kostandini Teshtima e se kuqes dhe Eulopa Zonja.
Enkelejd Zonja ekspozon 16 vizatime ku ze vend historia e pionierit te vogel qe me zor shquhet ne hapesiren e bardhe. Ideja ime eshte per ta minimizuar sa me shume brenda asaj hapesire mbytese te formatit A4 duke e vene ate mes situatash te cuditshme qe edhe per mua nuk jane te qarta shpjegon Zonja qe e pa me te volitshme kete teknike krahasuar me ate qe ka shfrytezuar deri me tani ne ekspozitat e Onufri Ardhje.
Shamine e pionierit e shohim ne qafen e nje punetori te socializmit te nje gruaje nudo po edhe ne sqepin e nje korbi. Dhe e kuqja per vete artistin eshte simbolika e vdekjes. Ai nuk preferon tia lere pionierin vetem se shkruares i cili sot nuk eshte me ne tribuna por ne fushata politike.
Vec ciklit te vizatimeve Zonja prezanton instilacionin Eulopa. Nje zog i vogel me bateri i vjen rrotull per disa minuta nje vaske banje ngjyre floriri. Zogu i cakerdisur rrotullohet rreth e qark hapesires se shndritshme. Ironia me endrren per Europen eshte qarte.
Ledia Kostandini nderton me 6 piktura nje tjeter histori te se shkuares me personazhe te filmave te realizmit socialist Furtuna Duel i heshtur Kapedani Zonja nga qyteti.
Si sfond i ngjarjeve here perdoret e shkuara bardhezi e here e tashmja me ngjyra. Kapedani i filmit gjendet ne nje udhekryq ku nga njera ane levizin autobuset fizarmonike e gra me fustane nen gju e perballe ka burra te veshur me bluza te kuqe e roze me kapela portokalli apo kapuce femijesh.
Te ky Duel i heshtur Skender Guri nuk merakoset cdo te behet me anijen e shoket qe duan te arratisen. Ai duket se ka bere nje zgjedhje tjeter ka shkuar drejt perendimit me kende lojerash embelsira e cokollata. Po cndodh me Sali Protopapen nga I teti ne bronz Para tij qendrojne mikrofonat gersheret shiritat e perurimit. shte brenda logjikes nderto e shkaterro.
Filmat vazhdojne te shihen me nostalgji. shte e vetmja menyre per te njohur disa detaje te asaj kohe. Kam lindur ne vitin 1983 dhe kam qene rreth 7 vjece kur nderruan sistemet. Ndoshta prandaj perqendrohem me shume te detajet feminore te embelsirat camcakezat. Duket edhe me ironike tregon Kostandini e cila mendon qe e shkuara ka lene gjurme te dukshme edhe sot.
Marlene Hausegger nuk ka cte tregoje per komunizmin. Ideja per punen i lindi kur erdhi ne Shqiperi me 4 tetor ne kohen kur ndjente entuziazmin e njerezve ne rruge per lajmet mbi levizjen e lire drejt Evropes.
Te gjithe e kishin mendjen aty cdo njeri fliste per kete. Kudo degjoja Tani jemi te lire tregon 26-vjecarja. E shtyre nga kjo atmosfere ajo beri per nje kohe te gjate anketa ne rruge me njerez te te gjitha moshave duke i pyetur se ku deshirojne te shkojne perse dhe cfare mendimi kane per vendin ku do te shkojne.
Shumica e te intervistuarve duan ta lene per pak kohe Shqiperine per pushime per te vizituar vende te tjera dhe me te moshuarit duan te ikin per te takuar te afermit. Me vizatime e portreteve te tyre Hausegger ka krijuar instalacionin No more Visa.
Te tre artistet kane punuar ne kushte komode me bursat qe iu ka dhene TICA. Them se ishte e mjaftueshme mbeshtetja per nje rezidence 2 mujore thote Enkelejdi e te njejtin mendim kane edhe dy koleget.
Po si ka rezultuar per TICA-n puna e tyre Ekspozita deshmon per nje levizje te re ne ndjeshmerine e artisteve shqiptare te brezit te ri te cilet duket se dalengadale po i largohen habitjes me ndryshimet e dukshme ne peizazhin e qytetit dhe po perqendrohen ne domosdoshmerine e nje te kuptuari me te thelle te dikotomise mes te shkuares dhe te tashmes shprehet kuratori Edi Muka.
Ekspozita mbyllet me 20 nentor.