E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevritet me cifte 63-vjecari i paralizuar

Mallakaster- Nje i moshuar, baba i kater femijeve eshte vetevrare me armen e gjahut qe mbante me leje ne banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:30 te pasdites se djeshme ne fshatin Visoke te Mallakastres. Burime zyrtare thane se 63 vjecari Hysen Heqimaj eshte gjetur i pajete, ne banese nga familjaret dhe ne vendngjarje ka shkuar nje grup ekspertesh. Nga deshmite e mbledhura eshte mesuar se viktima, nje muaj me pare kishte pesuar tromboze deri ne paralize. Pasi ka drekuar dhe familjaret ishin larguar nga banesa, i moshuari ka marre armen cifte, e ka vendosur tyten ne gjoks duke e shkrepur. Sacmet i kane sjelle vdekjen e menjehershme 63 vjecarit. Megjithese familjaret i kane ardhur menjehere ne ndihme pasi gjendeshin prane shtepise, dergimi ne spital nuk e ka mbajtur ne jete te moshuarin. Policia tha se gjeti ne vendngjarje armen e gjahut me te cilen eshte kryer veteflijimi dhe nje gezhoje.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›