Nis Champions League, në fushë zbresin Barça e Milan
BARCELONE-Champions League starton të martën në mbrëmje sezonin e ri, me supersfidën Barcelona-Milan. Në “Kamp Nou” do të zbresin dy prej skuadrave më të mira të të gjitha kohërave, në një ndeshje të veçantë të futbollit europian. Katalanasit gëzojnë një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht barazimit me Real Sociedad ditën e shtunë, ndërkohë që kuqezinjtë, mbeten gjithnjë një ekip i frikshëm në Ligën e Kampioneve.
Por, lajmi më i keq për Milanin ka ardhur nga infermieria, pasi Zllatan Ibrahimoviç nuk do të jetë në fushë në takimin e nesërm. Suedezi ka pësuar një dëmtim në ligamente gjatë seancës stërvitore të së hënës dhe nuk është nisur fare me skuadrën. Më pas, analizat evidentuan një tërheqje muskulare për të. Jashtë do të jetë edhe braziliani Robinjo, që ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi. “Të qëndrojmë të qetë, do të luajnë Pato e Kasano, dy kampionë, - deklaroi administratori i deleguar Adriano Galiani. – Nuk më pëlqen të qajmë, pasi jemi kampionët e Italisë dhe kjo nuk është një ndeshje me eliminim”, shtoi ai. “E sigurt që do të luajnë Boateng dhe Pato, nuk mund të flas për të tjerët. Do ta vendos formacionin para ndeshjes, - u shpreh trajneri Masimiliano Alegri. – Ibra është një mungesë e rëndësishme, sepse është një lojtar vendimtar. Është njësoj sikur Barcelonës t’i mungonte Mesi. Por, nuk duhet të harrojmë se jemi Milani dhe duhet ta luajmë ndeshjen me kurajo”. Në krahun tjetër, Barcelona synon të harrojë mbrëmjen në San Sebastian, duke fituar në përballjen e sotme ndaj Milanit. “Nuk e di nëse mund të përsërisim sezonin e shkuar, - deklaroi Lionel Mesi. – Te Barcelona jam me fat që luaj me Ksavin e Iniestën, të cilët bashkë me Kristiano Ronaldo janë lojtarët më të mirë në botë. Defektet e Barcelonës? Të gjithë kemi defekte, por shpresoj që ato të mos ndihmojnë Milanin në ndeshjen e nesërme”, tha më tej argjentinasi.
(d.b/BalkanWeb)