Tronditet Tirana, Teuta mposht bardheblutë në kryeqytet
TIRANE-Kastrioti mposhti 4-0 Pogradecin në javën e parë të Superligës, duke marrë përkohësisht kreun e saj. Krutanët janë një prej ekipeve që janë përforcuar më shumë në verë dhe një gjë e tillë është parë edhe në takimin e sotëm në Krujë. Inkango realizoi dy herë, ndërsa Turdiu me penallti dhe Muçollari, shënuan dy golat e tjerë. Kastrioti e ka nisur takimin me një treshe sulmuese të përbërë nga Inkango, Plaku e Xhihani, një nga më të mirat e kampionatit.
Vendasit kanë vuajtur deri në shënimin e golit të parë, teksa më pas gjithçka u bë më e lehtë për ta. Ndërkohë, në takimin tjetër të luajtur të hënën, Tirana ka pësuar një tronditje të rëndë, duke u mundur 0-1 nga Teuta në “Qemal Stafa”. Pas një starti të mirë të edicionit, me fitoren e Superkupës, bardheblutë kanë treguar limitet e tyre, duke mos arritur të finalizojnë rastet e krijuara dhe duke qenë shpesh në amulli përsa i përket lojës. Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 13-të me anë të Markoviç, i cili i dha tri pikët e para skuadrës së Hasan Likës. Ndërkohë, bardheblutë e rritën disi ritmin në pjesën e dytë, duke goditur madje edhe shtyllën me anë të mbrojtësit Dushku, por pa mundur të gjejnë barazimin.
Pas ndeshjeve të javës së parë, Kastrioti, Bylis, Vllaznia, Apolonia, Flamurtari dhe Teuta, kryesojnë me nga 3 pikë.
(d.b/BalkanWeb)