E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, zjarr në kodrat me pisha, nuk dihet autori

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme kodrat e mbjella me pisha në rrethin e Beratit në lagjen Muzeale “Kala”. Flakët e zjarrit e ndihmuara dhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë kodrën e gjelbëruar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pa humbur kohë mjetet zjarrfikëse të cilat kanë punuar për lokalizimin e flakëve të zjarrit që deri gjatë pasdites janë përhapur në përmasa të mëdha duke vënë në rrezik dhe objektet e rëndësishme turistike të zonës. Flakët e zjarrit tashmë janë vënë nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri të madh.

Drejt vendit të ngjarjes tashmë kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë, të cilët kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›