E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 08:43

Në Teatrin Profesional “Istref Begolli” në Pejë ka filluar edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar, gjatë të cilit do të shfaqen rreth 400 filma nga vende të ndryshme të botës.

Dardan Berisha, zyrtar për marrëdhënie me publikun i festivalit, ka thënë se festivali organizohet nga “Anibar grup”, organizatë joqeveritare nga Peja, me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Komuna e Pejës dhe disa kompani të vendit.

Sipas tij, në këtë edicion kanë ardhur rreth 400 filma të animuar, prej të cilëve 90 janë përzgjedhur që të shfaqen në këtë konkurrencë të madhe nga rreth 60 shtete të ndryshme të botës.

Nimon Muçaj, drejtor i Teatrit të Qytetit, ka thënë se qëllimi i këtij festivali është të nxiten vlera krijuese në gjininë e filmave të animuar, e cila është e nevojshme për zhvillimin e personalitetit të njeriut, duke filluar nga mosha e re e tij.
Festivali do të përmbyllet me datën 28 gusht ku do të përzgjidhen edhe fituesit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›