"Tirana International Film Festival 2011", aplikimet deri më 30 gusht

Nisin aplikimet për filmat pjesëmarrës në Festivalin e Filmit "Tirana International Film Festival 2011", ndërkohë që 30 shtatori është afati i fundit.
Edicioni i këtij viti do të zhvillohet nga data 5 deri në 10 dhjetor dhe do të pranojë filma në tre kategori, atë të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe kategorinë “Digiart” po për filmat e shkurtër.
Konkurrimi është i hapur për të gjithë filmbërësit dhe regjisorët nga e gjithë bota dhe në përfundim të tij 2 juri vlerësuese do të bëjnë përzgjedhjen e filmave pjesëmarrës.
Këtë vit, përveç çmimeve të përvitshme për aktorin dhe aktoren më të mirë, do të ndahen edhe çmime të tjera speciale, ndërkohë që pjesëmarrja e filmave pritet të jetë nga regjisorë të shteteve si Portugalia, Spanja, Amerika, Izraeli, Ukraina.
“Tirana International Film Festival 2011” zhvillon këtë vit edicionin e tij të nëntë dhe është festivali i vetëm i llojit të tij në vend, i mbajtur nën kujdesin e Qendrën Kombëtare Kinematografike të Shqipërisë.
Festivali e zhvilloi edicionin e tij të parë në vitin 2003 dhe që prej atëherë ka mirëpritur regjisorë, skenaristë dhe aktorë nga e gjithë bota për të ndjekur nga afër projeksionet e filmave të tyre në Shqipëri.