Nis Festivali Ndërkombëtar i Monodramës
26/05/2009 Korçë, për të 4-n herë
KORÇE- Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, “Albamono 2009”, ka startuar për herë të katërt në qytetin e Korçës, duke konsoliduar kështu traditën e vet. Aktorë të mëdhenjtë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, si nga Italia, Hungaria,, Islanda, Polonia, Bullgaria, Greqia, Maqedonia etj do të prezantojnë në qytetin e kulturës përvojat e tyre më të mira artistike, alternativat e ndryshme të artit skenik. Për këtë arsye, qytetarët korçarë gjatë një jave do të gjenden të mbërthyer në mjedise të ndryshme, atje ku do të jepen shfaqjet e aktorëve të ardhur nga vende të ndryshme, pasi është menduar që me këtë rast të shfrytëzohen monumentet e kulturës dhe vendet turistike. Në të njëjtën kohë do të kenë mundësi të krahasojnë artin e tyre skenik me atë botëror. Gjithsesi, ashtu si në tre vitet e kaluara edhe këtë vit pritet që ky festival, përmes suksesit të tij të treguar deri më tani, të sjellë surpriza të këndshme. Kjo edhe për faktin se në krye të këtij festivali qëndron aktori dhe regjisori i mirënjohur, Dhimitër Orgocka, i cili është President i këtij festivali, por që mbi të gjitha njihet edhe si një nga organizatorët më të spikatur në evenimente të tilla. Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” ka pasur deri më sot mbështetjen e përhershme të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mbështetje kjo që nuk i ka mungoi as këtë vit. Veç kësaj, festivali “Albamono 2009” ka gjetur edhe mbështetjen e prefekturës Korçë të teatrit “Andon Zako Çajupi” si dhe të bashkisë së qytetit. Për të gjitha këto arsye, pritet që gjithçka të përshkohet mes një pjesëmarrje të gjerë të spektatorit dhe suksesit. Në përfundim të festivalit një juri profesionistësh, e kryesuar nga shkrimtari Teodor Laço, do të ndaj çmime për aktorët më të mirë dhe regjinë më të mirë.