Mediu: Të përzgjedhur për të dhënë imazh sa më serioz
25/05/2009 Kandidatët e PR-së
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka prezantuar ditën e djeshme 32 kandidatët për deputet për Qarkun e Tiranës, në një aktivitet që u zhvillua në ambientet e hotelit “Tirana International”. Kryerepublikani Mediu deklaroi se kandidatët e përzgjedhur të forcës politike që ai drejton janë njerëz që vijnë nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile, nga administrata publike, sektori privat si dhe nga strukturat e ndryshme politike të PR-së. Ai tha se synimi për Tiranën është vëmendja maksimale që këta kandidatë do t’u kushtojnë politikave për familjen, pronën, si shtylla themelore të partisë, por njëkohësisht edhe të të gjithë shqiptarëve, reformave në sistemin shëndetësor, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe mundësinë që do të ofrojnë për krijimin e vendeve të lira të punësimit për studentët që do të diplomohen në universitetet shqiptare. “Këto kandidatura janë selektuar për të dhënë dhe për t’i dhënë PR-së një imazh sa më të konsoliduar dhe sa më serioz. Mandatet e fituara do të artikulojnë dhe do të jenë zëri i tiranasve, kavajasve dhe të gjithë shqiptarëve në Parlamentin shqiptar”, - tha Mediu.