E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis "Prishtina Jazz Festival"

Prej të premtes dhe për gjashtë net me radhë, kryeqyteti kosovar Prishtina do të jetë organizatore e xhaz artistëve ndërkombëtarë e vendorë.

"Prishtina Jazz Festival", i cili sivjet ka përgatitur një program me artistë nga vendet si Irlanda e deri te Portugalia.

Ilir Bajri, që drejton festivalin, ka bindjen se këtë vit programi është cilësor dhe alternativ.

"Si çdo vit mundohemi të sjellim muzikantë e artistë interesantë dhe muzikë kualitative, duke u munduar të kemi një program atraktiv e të larmishëm, stilistikisht", thotë Bajri.

Këtë vit "Prishtina Jazz Fest" do ta hapë trio e perkusionistit Kevin Brady nga Irlanda me pianistin e njohur amerikan Bill Karrothers. Nga Turqia vjen kuinteti i këngëtares nga Stambolli, Elif Xhaglar kurse kjo pasohet nga bendi eklektik i kombinuar me muzikantë të Portugalisë, Austrisë dhe Sllovenisë, nën emrin "KASU".

"Prishtina Jazz Festival" është themeluar në vitin 2005.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›