Nis Sofra Ilire 2010

Fier, 11 qershor, NOA, Milena Selimi - Në kuadër të aktiviteteve kulturore, Sofra ilire tashmë një aktiviteti i konsoliduar prej disa vjetësh, në një nismë të shoqatës Antikdo të organizohet edhe këtë vit, më 12 qershor në Apolloni-Fier, në kuadër të aktiviteteve Shqipëri-Itali: Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi.
"Sofra ilire 2010" është një aktivitet që synon prezantimin e vlerave të turizmit në Qarkun e Fierit.
Sofra Ilire është një aktivitet i përvitshëm i karakterit turistik, kulturor e mjedisor i cili zhvillohet në Qarkun e Fierit. Ai organizohet nga shoqata ANTIK, në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e SNV Fier dhe me Bashkinë e qytetit Fier, Institucionin e Prefektit dhe Këshillin e Qarkut, Shoqërinë Civile, Sektorin Privat dhe shumë bashki dhe komuna të qarkut, të cilat zotërojnë vlera të trashëgimisë kulturore dhe potencial turistik.
Promovimi i vlerave të artit dhe kulturës, gërshetuar ngushtë me historinë, natyrën dhe potencialin e prodhimeve bujqësore dhe natyrën mikpritëse të këtij rajoni, mund të shërbejë për një qëllim shumë më të madh. Nga viti në vit Sofra ka ardhur duke u zgjeruar si tërësi veprimtarish dhe kontribuesish, duke kërkuar të ndikojë në rritjen e vëmendjes të qeverise qendrore për rajonin e Fierit, që përbën një qark me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.
Sofra Ilire ka për qëllim veçanërisht të nxjerrë në pah vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore të qarkut Fier, në mënyrë që ato të rivlerësohen, mbrohen dhe të njihen gjerësisht nga opinioni i gjerë vendas dhe ai i huaj.
Në mjediset e Apolonisë së lashtë, do të zhvillohet një simpozium me temë: Fieri dhe potenciali i tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të mbahet në qytetin e vjetër të Apollonisë.
Me synimin të ketë një sensibilizim për këto vlera të trashëgimisë kulturore dhe një gjithëpjesëmarrje, sidomos të brezit të ri.
Një guidë turistike në orët e pasdites, me qëllimin Apollonia, qyteti, ku ka studiuar Ottaviano Augusto
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë kryebashkiakët e Fierit dhe qyteteve të tjera, si dhe Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Fierit, në mbështetje me Ministrinë e Kulturës, pritet të prezantohet edhe një ekspozitë nga artistja Jona Dividi dhe njëherësh ekspozita fotografike me veshje popullore nga Shkëlzen Rexha dhe Bora Malaj.
Gjithashtu kuarteti i harqeve Akustika do të krijojë në muret e gurta të antikitetit një atmosferë të veçantë, së bashku me interpretimin e aktores Anila Muçaj.
Organizatorët mendojnë se Apolonia do të vazhdojë të na japë edhe në të ardhmen emocione të tjera lidhur me aktivitete që bëjnë fjalë për ruajtjen e kulturës ilire, të gërshetuar me atë të ditëve tona.
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")