E Diel, 1 Nëntor 2026

Najada Elmazi: Pse braktisa dramën, për regjisurën

Regjisorja rrëfen jetën artiske dhe projektet teatrore

Është pa dyshim një prej emrave më të talentuar, që i përket brezit të ri të regjisorëve shqiptarë. Najada Elmazi e ka provuar me kohë shijen e suksesit të parë në skenën teatrore. Mban mbi supe disa vjet karrierë, duke vënë në skenë disa shfaqje teatrore,

të cilat kanë ardhur plot vlera artistike tek publiku. Ka vite që punon për teatrin, dhe padyshim bën pjesë në atë brez regjisorësh të rinj, që sjellin diçka të re në skenën e teatrit. Najada Elmazi, e cila vetëm pak ditë më parë ngjiti në skenën e Teatrit të Metropolit shfaqjen Jashtë bie borë, që u mirëprit nga publiku pohon se puna e saj udhëhiqet nga talenti, pasioni dhe vullneti për të sjellë diçka të bukur. Në një intervistë dhënë për gazetën SOT ajo tregon për vështirësitë, ndalet duke folur për jetën e saj, dhe zbulon disa nga projektet e saj artistike në vijim të këtij viti.

-Para disa ditësh ju ngjitët në skenën e Teatrit të Metropolit shfaqjen Jashtë bie borë. Si erdhi ky projekt teatror para publikut?
Ideja ka nisur në një mënyrë krejt të papritur dhe unë isha e fokusuar tek dy drama, kjo vepër më ra rastësisht në dorë dhe krijoi një impakt të fuqishëm. Më pas unë vendosa që ta vija në skenë, por unë doja dhe të provoja komedinë, pasi deri tani unë jam marrë me dramën, kjo më duk diçka ndryshe dhe unë doja ta provoja veten time dhe tek komedia.

-Në shfaqjen Jashtë bie borë, e cila u mirëprit nga publiku marrin pjesë aktorë të rinj, por dhe të njohur. Ju si regjisore e veprës çfarë mund të na thoni mbi këtë përzgjedhje?
Kjo ishte një përzgjedhje brezash, sepse në radhë të parë çdo gjë duhet të jetë në përshtatje me veprën. Kjo do të thotë që personazhet, karakteret ti përshtaten aktorëve. Dihet që aktorët që kanë peshë kryesore janë më profesionistë, pastaj duhet dhe një përvojë jetësore, por ka dhe të rinj që janë shumë të talentuar, por për mua ka role që duan shumë përvojë skenike.

-Kjo shfaqje u mirëprit në skenën e Metropolit, cila ishte e veçanta e saj?
Jashtë bie borë është një vepër shumë unike dhe ka tema universale. Secili nga ne mund të gjejë diçka nga vetvetja aty. Këtu janë të gjitha problemet njerëzore, sociale, problemet e shoqërisë së sotme. Për mua kjo është një vepër, që në çfarëdo vendi apo kohe ta vendosësh ajo si vepër reziston. E veçanta tjetër është se veç komedisë ajo ka dhe nota dramatike, dhe kjo i jep publikut një shokim në fund të shfaqjes. Kjo e bën publikun që të argëtohet, sepse komedia shkon në ekstremet e veta dhe në fund vjen natyrshëm vdekja në mënyrë të pakuptueshme.

-Çfarë gjetët tek Teatri i Metropolit?
Këtu unë pata një mikpritje shumë të mirë dhe njerëzore dhe kushtet e punës ishin më të lehta nga se i mendoja unë. Jo vetëm në aspektin praktik, por dhe sa i takon anës ekonomike.

-Ky institucion sot po ofron shumë të rinj, ju si e gjykoni këtë?
Është diçka shumë e mirë. Ka shumë të rinj që dalin çdo vit nga bankat e shkollës dhe ky është një suport shumë i mirë. Ata kanë nevojë për një mbështetje, Teatri Kombëtar është i mbushur, por ne të rinjtë aty mund të jemi vetëm me kontrata. Në Teatrin e Metropolit nuk është se jemi vetëm ne të rinjtë, mua më pëlqen që të mos ketë gjëra fikse, por të jenë të përziera, sepse teatri i kërkon këto të gjitha.

-Jeni një regjisore e re, që pas mbarimit të studimeve keni vënë disa shfaqje që janë mirëpritur në skenën teatrore, si ka qenë për ju Akademia e Arteve?
Nuk diskutohet që kultivimi im në Akademi ka filluar. Në dy vitet e para unë studiova për dramë dhe më pas kalova në regjisurë. Unë u diplomova me shfaqjen Ariu të Çehov. Ajo ishte eksperienca ime e parë, ku unë mësova shumë të fshehta të punës, pas kësaj unë e rivura sërish në skenën teatrore këtë shfaqje, por përballja ime e parë ka qenë në skenën e arteve, por rivënia e saj në Teatrin Kombëtar nuk është pak.

-Sa aktive keni qenë gjatë viteve të Akademisë?
Të gjitha momentet për mua kanë qenë shumë të vështira, sepse unë e mora shumë seriozisht shkollën. Unë kam studiuar një vit të tërë për të konkurruar dhe tek drama dihet se dy vitet e para janë shumë të vështira dhe pas dramës unë kalova në regji. Ishte një gjini e re, që unë duhej të impenjohesha nga e para. Nuk e lashë unë dramën dhe ndjehesha shumë mirë, por doja diçka më shumë, sepse mund të duash dhe një gjë tjetër që nuk e ke menduar se mund të të përshtatet. Pa dashur unë kalova në regji dhe fillova të shikoja që regjinë e doja shumë. Nga ana tjetër për mua mes dramës dhe regjisë nuk ka ndarje, sepse regjia fillon dhe me mjeshtërinë e aktorit dhe në momentin që ti nuk di mjeshtërinë e aktorit, nuk mund të drejtosh trupën tënde të aktorëve. Kështu që unë aktrimin e kisha diçka plus dhe pse mos të kaloja dhe në regji? Nga ana tjetër unë nuk dua që të më drejtojnë, por dua dhe të drejtoj. Lind dëshira që një pjesë ta bësh sipas unit tënd.

-Një emër i ri në regjisurë, por që po hedh hapa të sigurt drejt një karriere të suksesshme. Çfarë mendoni për politikat që ndiqen sot sa i takon artit skenik. Sipas jush sa e vështirë është sot për një të ri për tu shfaqur në skenën teatrore?
Problematika nuk është vetëm për të rinjtë, por ajo është për të gjithë njerëzit që merren me art, sepse në momentin që problematika fillon që në rrënjët e artit, apo të kushteve, mendoj si për të rinjtë dhe për ata që janë në kulmin e karrierës vështirësia është për të gjithë, nga ana tjetër që për të rinjtë dihet që në hapat e para të karrierës kanë shumë nevojë për mbështetje, që ata të krijojnë vetëbesimin, si tek vetja ashtu dhe tek masat. Kushti kryesor është ana ekonomike, sepse po nuk e pate këtë mbështetje është e pamundur që të bësh një shfaqje teatrore. Nuk është vetëm dëshira dhe dashuria për të bërë punë dhe këtë unë e kam provuar vetë, pasi ana ekonomike të kushtëzon shumë. Nga kjo kolegët e mi nuk impenjohen dot deri në maksimum, sepse duke pasur 2-3 punë nuk merren vetëm me njërën dhe mbeten gjysma-gjysma gjërat dhe asnjëherë nuk shkojnë deri në fund. Fondet dihet që duhet të jenë më plotësuese, pasi mua më kanë mbetur gjëra mangët, pa u realizuar vetëm nga mungesa e anës ekonomike. Nga kjo mua më del vetëm 50 për qind e punës dhe ana ekonomike ndikon shumë në cilësinë artistike, pasi nuk arrin që të kesh krijimtarinë maksimale në kostume, skenografi etj. Nga kjo njerëzit fillojnë të merren me 2-3 punë njëherësh.

-Të rinjtë shikojnë më shumë vlerën ekonomike, duke e braktisur atë artistike?
Unë e kuptoj këtë, por doja të thosha që unë vetë kam mbështetje nga familja, por ndërkohë po të tjerët që nuk kanë se ku ti gjejnë paratë çdo të bëjnë, kështu që do të pranojnë dhe ti gjejnë nga anë të tjera, sepse nuk kanë se si të jetojnë, kështu për mua të kushtëzon vetë jeta që të nisesh dhe nga ana ekonomike. Ata që janë të zgjuar dinë të manovrojnë me të dyja anët. Unë po të mos kisha një mbështetje ekonomike, sigurisht që do të merrja aktorë më me pak përvojë, më të dobët që mund të vijnë dhe pa pagesë vetëm tu japësh mundësinë që të dalin në skenë, por nëse ndodh kjo atëherë dhe niveli artistik do të dalë i dobët.

-Si e shikon sot teatrin?
Duke u nisur nga vitet më parë, teatri ka pasur rritje të nivelit artistik. Problemet teatrore fillojnë që tek struktura, ana teknike dhe nuk arrin që të bësh shfaqje me ndriçim si duhet, apo siç e kisha unë skenën me një skelet metalik, tek shfaqja Morsa që u dha në kuadër të festivalit Teatri i të rinjve. Ne na krijon shumë problem ana teknike, veç kësaj dihet dhe politikat që ndiqen sa i takon ndërthurjes së brezave. Por nga ana tjetër dihet që për ne të rinjtë gjetja e hapësirave është shumë e vështirë, pra duhet që të ketë një menaxhim të tërë duke filluar që nga fillimi.

-Pas kësaj shfaqjeje, çfarë do të sjelli në skenë Najada?
Unë kam dy pjesë psikologjike, ku njërën dua ta vë në skenë në muajin shtator, por dhe ndoshta tek festivali Teatri i të rinjve, sepse është një mundësi e mirë sa u takon fondeve. Pas kësaj kam sërish një

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›