E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora ne Korce, rritet cmimi i druve te zjarrit

Moti i keq ka perfshire juglindjen e vendit. Prej oreve te para te mengjesit te djeshem, kane filluar reshjet e bores dhe te shiut. Trashesia e bores ne qytetin e Korces nuk i kaloi te tre milimetrat, nderkohe qe ne zonat malore, trashesia e bores eshte deri ne 5 centimetra. Te parat qe u zbardhen ishin malet, ku trashesia e bores i ka kaluar te dhjete centimetrat. Sipas shtabit te emergjencave civile ne prefekturen e Korces, reshjet e para te debores nuk kane krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve ne akset nacionale qe e lidhin Korcen me Kapshticen, Pogradecin dhe Erseken. Drejtori i emergjencave civile ne Prefekture, Dhori Cekrezi ben te ditur se reshjet e bores kane rene fillimisht ne rrethin e Ersekes, ku ne vende te vecanta ka kaluar 5 centimetra.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›