E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje familje shqiptare dhuroi organet e femijes

Nje familje shqiptare perjetoi nje tragjedi kur ne nje aksident humbi femijen trevjecar por prinderit e foshnjes gjeten kurajen dhe vendosen te dhuronin organet e tij duke shenuar keshtu nje rast te rralle te humanizmit. Familja jetonte ne Korfuz dhe po udhetonte drejt Patres ne Greqi kur makina e tyre u perplas me nje automjet tjeter. Aksidenti ishte i rende dhe femija i vogel megjithese u dergua ne spital nuk mundi te mbijetonte. Ai pesoi vdekje klinike por nje pjese e organeve jetesore ishin te pademtuara. Kerkeses se mjekeve per ti dhuruar keto organe qe mund te shpetojne jeten e foshnjave te tjera prinderit shqiptare i jane pergjigjur pozitivisht. Operacioni per marrjen e organeve te femijes se aksidentuar po kryhet ne spitalin e Patres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›