Nis asfaltimi i rrugës Rreth Greth-Spille, Balla: Investimi i shërben komunitetit dhe turizmit

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla inspektoi nga afër ecurinë e punimeve për hedhjen e shtresave të asfaltit në rrugën që lidh Rreth Grethin me bregdetin e Spillesë, në njësinë administrative Kryevidh (Rrogozhinë), një investim i rëndësishëm që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën rrugore të zonës.
Balla ka theksuar se kjo rrugë u shërben rreth 3 mijë banorëve të njësisë administrative, ndërsa ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit bregdetar, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve.
Balla ka nenvizuar se pas përfundimit të sezonit turistik, do të nisë investimi për sistemimin e ujërave të zeza, një ndërhyrje që do të japë zgjidhje përfundimtare për problematikat e hasura në këtë segment rrugor.
Sipas Ballës, realizimi i këtij projekti përfaqëson një tjetër premtim të mbajtur dhe një investim konkret në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të zonës.
/e.xh/r.e/a.f/