Afërdita Dreshaj: Modele, rastësisht...
U shfaq në skenën shqiptare fillimisht si modele ndërsa më pas edhe si këngëtare. Ajo është Afërdita Dreshaj, një ndër modelet e suksesshme shqiptare të Amerikës. Ajo sfilon, pozon në sesione të ndryshme fotografike, reklamon produkte prestigjioze si marka e makinave Ferrari, apo shfaqet në kopertina revistash. Është e mahnitshme dhe çdo mashkull do të dëshironte
ta kishte këtë bukuroshe në krah, por nuk ka shpresë për të tjerët, pasi Afërdita dhe Shpati kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe prej vitesh jetojnë të dy një histori të bukur. Përveç punës së klipit dhe relaksit pranë të fejuarit, modelja ka pasur një paraqitje tepër intensive në Shkup. Ajo ka qenë në qendër të mediave dhe tabloidëve maqedonase, duke pozuar për revista dhe gazeta të ndryshme atje. Imazhi i bukur femëror i Afërditës ka lënë pa fjalë fotografët, ndërsa mediat e shkruara atje kanë vendosur në kopertinë fotot e Afërditës, duke e prezantuar si një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare. Ndërkohë që klipi më i ri i këngës Shumë trafik, po shfaqet me sukses në media. Ndryshe nga disa klipe të realizuara më parë, në këtë të fundit ajo duket shumë më ndryshe. Këtu ajo vjen me flokë të shkurta, stil ndryshe dhe më bionde. Afërdita Dreshaj ka emigruar me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton ende sot e kësaj dite me nënën, motrën dhe vëllain e saj. Miçigani është vendi ku u realizua ëndrra e saj, për tu shndërruar në një ikonë bukurie. Afërdita është shqiptare nga Mali i Zi. Para disa vitesh, ajo mori pjesë dhe në Miss Shqipëria 2007. Në këtë intervistë dhënë për gazetën modelja dhe këngëtarja e njohur, e cilësuar si ikona e bukurisë shqiptare dhe në botë, rrëfen jetën e saj, çfarë i ka falur lidhja me Shpatin dhe si ka ndryshuar më pas jeta e saj. Më tej ajo tregon si kanë qenë bashkëpunimet me kompozitorë të ndryshëm dhe çfarë i ka falur kënga. Ndërkohë sa e vështirë ka qenë që ajo të arrinte këtë sukses, ajo na e zbulon në vijim të kësaj interviste.
-Klipi juaj më i fundit Shumë trafik po prezantohet suksesshëm këto kohë, çfarë mund të na thoni rreth realizmit të këtij klipi?
Ky është videoklipi, që është xhiruar në Maqedoni në Manastir. Ka qenë shumë interesante, sepse ditën që kam filluar xhirimet ka filluar të bjerë borë, dhe kemi pasur shumë ftohtë. Si çdo herë kam qenë me Artën dhe Kacin, që kujdesen për lookun tim, dhe Shpati që është çdo herë pranë meje.
-Si jeni pritur në koncertet, që ju keni zhvilluar si brenda ashtu dhe jashtë vendit?
Kam qenë çdo herë e kënaqur dhe jam ndjerë shumë mirë në skenë.
-E ndërkohë me cilin kompozitor e konsideroni bashkëpunimin tuaj më të mirë?
Me krejt kompozitorët, që kam punuar deri më tani jam ndjerë shumë e lirshme dhe kam dalë nga studioja e lumtur. Mund të përmend, Florin, Virusin, Florent Boshnjakun, Valon Fetiu, Artan Kastrati.
-Në vendin tonë shumë këngë realizohen me klipe, sipas jush sa e rëndësishme është një klip për këngëtarin?
Unë mendoj që klipi është një reklamë e madhe dhe shumë e bukur e një kënge. Normal që duhet ta realizosh edhe bukur jo vetëm ta bëj një klip për të bërë...
-E ndërkohë, a janë ato të gjithë profesionalë, nëse mundeni një koment se çfarë iu mungon?
Kjo krejt varet te kamera, kameramani, stilisti. Një klip profesional nuk mund të bëhet i bukur pa të tëra këto që i përmenda.
-Ju vetë keni realizuar disa klipe, çfarë mund të na thoni diçka rreth tyre, sa e vështirë ka qenë për ju realizmi?
Unë kam realizuar 3 klipe. Jam munduar që të dalin ashtu sikur i kam imagjinuar. Ka qenë e vështirë, sepse unë i kam dhënë rëndësi stilit të veshjes që deri më tani jam përkushtuar vetëm unë, atëherë jam ulur me regjisorin dhe kemi biseduar se si e mendojmë dhe ku do e bëjmë videoklipin, dhe me grimeren dhe stilistin e flokëve kam dashur që çdo detaj të duket bukur.
-Cili ju ka lodhur më shumë dhe kujtoni ndonjë detaj të veçantë?
Mund ta veçoj këtë klipin e fundit Shumë trafik për arsye se ka qenë shumë ftohtë, dhe kemi humbur udhën me Kacin dhe Artën, duke shkuar atje dhe kemi bërë 6 orë udhë duke qenë vetëm 1 orë e gjysmë për te vendi i duhur, (ha ha ha).
-Publiku ju adhuron, ju pëlqen si këngëtare e ndërkohë nëse kthehemi pas në vite cila ka qenë kënga juaj e parë, emocionet që morët nga ai interpretim?
Kënga ime e parë ka qenë kur unë isha 12 vjeçare. Ajo titullohej "Eja në Tergaja", ku kjo këngë nuk është dëgjuar në Kosovë, sepse isha shumë e vogël dhe jetoja në Mal të Zi, atëherë u shpërngulëm në Amerikë, ku nuk vazhdova këndimin, kurse kënga Nëse je burrë ka qenë ajo kënga që kam hyre në tregun shqiptar si këngëtare me klip dhe me shumë emocione.
-E më pas si vijoi karriera juaj si këngëtare?
Atëherë fillova këngën time të dytë Për ty dridhem dhe kështu me radhë. Tani jam në përgatitje të albumit tim të parë që do të dalë kësaj vere.
-Kush kujdeset më shumë për ju sa i takon anës artistike?
Kaci dhe Arta janë çdo herë pranë meje dhe i përshëndes shumë, shumë. Po ashtu Avni Qahili, që jo vetëm më shkruan tekstet, por dhe është pranë meje për çfarëdo ndihme që më duhet në muzikë.
-E ndërkaq si e shikoni sot të drejtën e autorit, sa zbatim gjen ajo ?
Është shumë keq këtu për drejtat e autorit, por kemi shpresë që do të ndryshojë sepse kështu nuk do mund të ketë art as në Kosovë, as në Shqipëri e Mal të Zi.
-Ju vetë sa jeni prekur nga pirateria?
Shumë, sepse një këngë sa del në treg menjëherë mund të shkarkohet në internet. Mendoj që një agjenci duhet të merret me një gjë të tillë ose produksion.
-E ndërkohë si i shikoni sot këngëtarët shqiptarë, çfarë mendoni për ata?
Mendoj që kemi këngëtare shumë, shumë të talentuara dhe shumë të mira!
-Sa e vështirë është që të bësh një karrierë artistike kaq të suksesshme si ju?
Mendoj që është e vështirë, por me punë ja arrij çdo qëllimi, normal duke pasur dhe talentin.
-Cilat janë disa nga projektet tuaja muzikore gjatë këtij viti?
Jam në përfundim të albumit tim, i cili do të dali në fund të qershorit. Producent i Kosovës do të jetë Eurolindi, ndërsa në Shqipëri Albatrade. Mendoj që kam punuar mjaft me kujdes për këtë album dhe shpresoj që do ti pëlqejë publikut.
-Do të kemi nga ju realizime klipesh të reja?
Po patjetër dhe verës do e shihni Afërditën edhe me një klip të ri.
-Si po shkon lidhja juaj dhe çfarë mund të na thoni për Shpatin?
Lidhja jonë fantazi! Jemi të zënë pak me albumet, por Shpati po i përshëndet të gjithë lexuesit.
-Sa e pengon largësia Shkup-Amerikë lidhjen tuaj, dhe a është bërë kjo dhe pikë referimi për thashethemet?
Nuk na ka penguar asnjëherë. Kemi besim dhe marrëveshje me njëri-tjetrin dhe thashethemet nuk janë të rëndësishme për ne dhe lidhjen tonë.
-Sa të ka ndihmuar emri i Shpatit për tu futur në botën e muzikës?
Sa më ka ndihmuar emri i Shpatit nuk e di, por Shpati më ndihmon dhe është pranë meje çdo minutë. Pa Shpatin unë nuk do kisha mundur të bëj asnjë gjë.
-Në lidhjen tuaj ka vend për xhelozi?
Ska vend fare.
-Mund të na zbuloni ndonjë detaj për aktivitetet tuaja më të fundit në fushën e modës dhe sfilatave?
Në muajin maj do jem në Amerikë për disa sfilata dhe fotosesione, atje do qëndroj gjithë muajin maj. Po ashtu jam duke bërë një kontratë shumë të madhe këtu në Shqipëri të cilën do ta diskutojmë kur të përfundojë krejt.
-Si ka qenë fëmijëria dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen?
Çdo herë kam ëndërruar të jem person publik (ha ha ha) se di pse.. dhe mendoja të bëhesha këngëtare ose aktore, modele skam menduar kurrë por ajo u realizua e para.
-Si kanë qenë fillimet tuaja në biznesin e modës, ishte pasion, dëshirë, një rastësi apo mundësi?
Ka qenë rastësi me një fotograf dhe atëher