E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berberi i Seviljes, tur shfaqjesh në Francë

Paris, 24 prill, NOA - Komedia Berberi i Seviljes ka nisur një tur shfaqesh në Francë në teatrin e qytetit, Theatre de Lorient. Kjo komedi është realizuar si premierë në Teatrit Kombëtar në prill 2007 me regji dhe skenografi nga Eric Vigner dhe asistent regjisor Vasjan Lami, në interpretimin e Luiza Xhuvanit, Roland Trebickës, Neritan Liçajt, Helidon Finos, Fadil Kujofsës dhe Marko Bitrakut.

Realizimi i këtij turneu në Francë është përmbushja e një prej objektivave kryesore për vitin 2010 të Teatrit Kombëtar, atë të promovimit të vlerave artistike, si brenda dhe jashtë kufijve, si dhe shkëmbimeve kulturore mes teatrove evropiane.

Ky turne vijon eksperiencën workshop të dy regjisorëve fitues të Festivalit të të Rinjve 2009-2008 në Saint-Ettien të Francës, në shkurt-mars 2010, ku Alma Hoti dhe Erion Hinaj në bashkëpunim vunë në skenë premierën e Carole Frechette La piece au fond de lescalier. Ky shkëmbim eksperiencash është i pari projekt në kuadër të anëtarësimit të Teatrit Kombëtar në Unionin Evropian Teatror.

Projekti i dytë nën siglën e ETC-së është pjesëmarrja e trupës së Teatrit Kombëtar më shfaqjen Allegreto Albania në festivalin prestigjoz në Visbaden ,Gjermani. Ky aktivitet është festivali i dramaturgjive kombëtare, ish-Bienale e Bonit që drejtohet nga shkrimtari i njohur Tankred Dorts dhe regjisori Manfred Beilhartz dhe mbahet në qershor 2010.

Për trupën e Teatrit Kombëtar, të përfaqësuar me komedinë e Stefan Çapalikut Alegreto Albania, me regjisor Altin Bashën janë planifikuar dy shfaqje në datat 23 dhe 24 qershor.

Një nga projektet e tjera prioritare për vitin 2010 është edhe bashkëpunimi me teatrot kombëtarë të rajonit si me atë të Teatrit Kombëtar të veriut të Greqisë, me teatrin e Selanikut si dhe atë të Podgoricës.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›