E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis aventurën anti-Besa, Grima në fushë dhe i dëmtuar

Vllaznia

Nis aventura e Vllaznisë drejt fitores së një trofeu në këtë sezon, i cili rrezikon të jetë një dështim total për shkodranët. Kuqeblutë kanë nisur grumbullimin, kur duhen edhe katër ditë nga finalja e madhe, e cila do të zhvillohet të dielën, më 9 maj në stadiumin “Qemal Stafa” kundër Besës së Kavajës. Shkodranët janë më të karikuar se kurrë, pasi kjo sfidë do t’u garantonte edhe një shans të lakmueshëm për të marrë pjesë në kupat e Europës, edhe pse në këtë sezon të kampionatit kanë bërë një paraqitje për t’u harruar, sidomos në dy fazat e para. Në radhët e tyre ka shumë optimizëm për triumfin final. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri Edi Martini do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, të cilët gëzojnë një formë të mirë fizike. I vetmi përjashtim është portieri Armir Grima, i cili vazhdon të ndiejë ende dhembje nga dëmtimi i pësuar. Gjithsesi, dje është mësuar se gardiani i portës shkodrane, edhe i dëmtuar, kërkon të jetë në fushë të dielën kundër Besës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›