E Diel, 1 Nëntor 2026

Crouch i lumtur pas fitores ndaj Cityt


Peter Crouch është i lumtur që ka shënuar golin e fitores së Tottenham në triumfin prej 1-0 në Manchester City.

Crouch gjithmonë ka besuar se Tottenham ka qenë i aftë ta thyejë dominimin e Chelseat, Manchester United, Arsenalit dhe Liverpoolit në katër vendet e para në sezonet e fundit.

"E kam ditur se kemi një ekip fantastik dhe një ekip që ishte në gjendje të bëjë gjithçka. Për një klub si ne, të depërtosh në katër vendet e para një arritje fantastike. është mbase një prej mbrëmjeve më të mira që kam shijuar", ka thënë Crouch.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›