Transferim i qëlluar

Fatmire Bajramajn po e ndjekin sukseset. Pasi kishte fituar të gjithë trofetë në kompeticionet internacionale, futbollistja kosovare, të dielën e ka shijuar për herë të parë edhe titullin e kampionit të Gjermanisë në Frauen-Bundesliga, të cilin e kishte ëndërruar qe një kohë të gjatë.
Goli i Bianca Schmidt në minutën e 68-të kundër SC 07 Bad Neuenahr, ia siguroi ekipit FFC Turbine Potsdam titullin e katërt rresht në Gjermani. Tash, ekipi i Bajramajt ka 5 pikë më shumë sesa FCR 2001 Duisburg, të cilin e eliminuan në gjysmëfinale të UEFA Women’s Champions League, javë më parë.
Ndër më të lumturat për këtë sukses të Potsdam ishte edhe ish futbollistja e Duisburg, Fatmire Bajramaj. “Unë jam kampione e Gjermanisë për herë të parë në karrierë”, tha për uebfaqen UEFA.com 22 vjeçarja, e cila nuk është aspak pishman për vendimin që mori verën që shkoi, për ta ndërruar mjedisin.
“Jam e lumtur dhe krenare që luaj për këtë skuadër. Vendimi për t’u transferuar tek Potsdam m’u shpagua. Ndryshimi që kam bërë natyrisht doli të jetë i dobishëm dhe më ka ndihmuar shumë”, vazhdoi sulmuesja kosovare, e cila ishte njëra prej futbollisteve më të mira në fushë, kundër Bad Neuenahr.
Edhe trajneri i Potsdam, Bernd Schroder, i ka pastruar të gjitha dyshimet që ekzistonin në fillim të sezonit, për transferet e bëra. “Në fillim të sezonit, shumë njerëz thoshin se përforcimet e reja nuk do të bënin asgjë, ndërsa për Bajramajn spekulonin se nuk do të qëndronte këtu as pesë javë. Por, mua më duhet ta përshëndes ekipin tim, i cili ishte më i miri gjatë tërë sezonit”, tha Schroder.
Përpos titullit në Gjermani, Turbine Potsdam ka mundësi të shpallet edhe kampion i Evropës, pasi që është kualifikuar në finale të UEFA Women’s Champions League, e cila do të zhvillohet me 20 maj në Getafe të Spanjës. Për kundërshtar, klubi gjerman do ta ketë atë francez, Olympique Lyon.
Edhe sezonin e ardhshëm, Potsdam do të jetë pjesë e UEFA Women’s Champions League, në fazën e 32 ekipeve.