E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida Solar Rivleresim jo prishje

Giora Solar eshte diplomuar per arkitekture dhe planifikim urban. Per vite te tera ai ka akumuluar poste te rendesishme ne fushen e ruajtjes se trashegimise kulturore anembane botes.

Ka qene drejtor i Institutit Getty ne Los Angeles qe mban emrin e multimiliarderit Jean-Paul Getty Sekretar i Pergjithshem i ICOMOS qe eshte Keshilli nderkombetar i monumenteve dhe siteve qe ka per synim ruajtjen dhe nxjerrjen ne pah te vlerave te trashegimise arkitekturore. Apo drejtor i njesise se departamentit te ruajtjes se qytetit te Jeruzalemit. Cdo dy vjet ai vjen ne Shqiperi per ruajtjen e sitit arkeologjik te Butrintit.

Ai mendon se Piramida ka vlera arkitektonike dhe ne vend te prishjes per arsye te simbolikes komuniste ai mendon se me e udhes do te ishte nxjerrja rivleresimi i godines ne funksion te komunitetit.

Pa dashur te futem ne asnje opinion politik por vetem kulturor kur flasim per trashegimine kulturore ne flasim kryesisht per vlerat kulturore. Ne kete rast shkaterrimi i nderteses nuk do te ndryshoje asgje historike nuk do te ndryshoje fakti qe Shqiperia ishte per shume vite nje vend komunist nen regjimin e Enver Hoxhes. Une do ta shikoja nje ndertese te tille se pari nese ka vlera arkitekturore. Une e pashe ne kontekstin urban nga lart. Nga fotot dhe nga lart duket ne rregull duket nje ndertese mjaft interesante duke perfaqesuar pakez periudhen e betonit dhe xhamit te ekspozuar pra nje arkitekture mjaft interesante thote Solar cili shton se godina mund te rivleresohet.

Nje rast i ngjashem

Solar Une do tju jap nje shembull per nje projekt politikisht dhe historikisht shume delikat dhe te ndjeshem qe kam patur ketu ne Jeruzalem. Ishte vila private e nje lideri palestinez te viteve 20-30 myftiut qe beri thirrje per shpernguljen e cifuteve dhe bashkepunoi me Hitlerin. Ndertesa e tij qendron ne kembe. Ajo u ble nga nje grup i cili me kerkoi mua te pergatisja nje dokumentacion historik dhe me thane se donin ta shkaterronin ndertesen. Une u thashe qe shkaterrimi i nje ndertese per arsye politike eshte nje vendim politik dhe jo kulturor. Per mua kjo ndertese ka nje vlere jo sepse ishte shtepia private e nje myftiu apo ndonje arsye tjeter por sepse ka nje vlere arkitekturore eshte pjese integrale e nje lagjejehellip Personi vdiq para shume vitesh por ndertesa qendron akoma ne kembe. Ju mund ta perdorni si nje xhami ju mund ta beni nje sinagoge mund ta perdorni si nje shtepi rezidenciale ne kete rast historia mbetet vlerat mbeten mund te kete nje tjeter vlere sociale per komunitetin. Dhe ne rastin tuaj ju mund ta tregoni historine e Enver Hoxhes ose mund te zgjidhni te mos e tregoni. Nese me duhet te flas per ruajtjen nese duhet ruajtur si nje monument atehere te paturit e nje simbolizmi politik historik do te ishte vetem nje aspekt. Aspekti tjeter do te qendroje ne vlerat arkitekturale urbane dhe vlerat e jetes ne komunitet. Nese dikush me thote qe kjo eshte nje n
dertese e shemtuar me nje arkitekture shume te keqe qe demton pamjen e qytetit nuk ndihmon ne permiresimin e qytetit dhe nuk ka vlera historike atehere do te thoja Dakort mos diskutoni ruajtjen beni cfare te doni Por ajo qe eshte paresore te diskutohen jane vlerat e saj te ndryshme. Ne po ruajme disa kampe perqendrimi si Auscheitz ne po ruajme disa burgje burgje shume te keqija. Disa njerez i urrejne keto dhe thone se ato jane simbole te periudhes me te keqe qe ka ekzistuar ndonjehere. Miliona njerez u vrane aty le ti shkaterrojme Por jo ne i ruajme ato jane vende te Trashegimise Boterore. Le te leme historine te tregoje pjesen e keqe te historise. Pra nuk eshte argument qe ky eshte nje simbol i komunizmit pavaresisht nese ju pelqen komunizmi apo jo nuk duhet te jete ky kriteri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›